13:46 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Prindërit e Rita Orës kujtojnë dasmën në Prishtinë në 30 vjetorin e martesës (Foto)

Prindërit e Rita Orës po e festojnë 30 vjetorin e martesës së tyre.

Ata këtë përvjetor kanë vendosur ta kalojnë në Belgjikë nga edhe kanë realizuar disa imazhe.


Por nuk ka munguar vetëm kjo shëtitje, ata me miqtë e tyre në llogarinë Instagram kanë ndarë edhe momente nga kurorëzimi i dashurisë së tyre në Prishtinë.

Në këto fotografi shihen ata në ditën e dasmës si dhëndër dhe nuse, por edhe duke vënë kurorë.


Më e emicionuar është treguar Vera, e cila ia ka dedikuar edhe disa fjalë bashkëshortit të saj:

“E dua momentin kur e kam dizajnuar fustanin tim të nusërisë, ishte i thjeshtë. Unë dhe princesha D shkëmbyem disa ide stilesh. Faleminderit Besnik që më ke dhuruar tre fëmijë të mrekullushëm dhe 30 vite dashuri’ ka shkruar ajo./Indeksonline/