Prishtina e verdhë nga autobusët, arrijnë edhe 21 të tjerë
Komuna e Prishtinës sapo ka njoftuar arritjen edhe të 21 autobusëve të tjerë. Me ardhjen e këtyre autobusëve është përmbushur premtimi për flotën e 51 autobusëve të cilët do t’i japin ngjyrë të verdhë kryeqytetit.
“+21 autobusë të rinj në parkingun e Trafikut Urban
Kompletohet flota prej 51 autobusësh, si pjesë e reformës rrënjësore në Trafikun Urban.
Urime qytetarëve të Prishtinës” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/