18:40 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishtina – Llapi luhet të shtunën pas iftarit

Gjatë ditës së hënë është diskutuar rreth orarit të ndeshjes derbi Prishtina – Llapi por ende nuk është vendosuar zyrtarisht për datën dhe orën.

Megjithatë burime të Indeksonline bëjnë të ditur që kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.

Si Prishtina ashtu edhe Llapi janë pyetur në lidhje me këtë orar dhe kanë rënë dakord, por është Feronikeli që nuk po pajtohet.

Skuadra nga Drenasi ka kërkuar që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në një orar për shkak të transparencës. /Indeksonline/