Prishtina synon rikthimin e tifozëve në stadium, bileta falas për ndeshjen me Gjilanin
Prishtina të shtunen luan ndeshjen e radhës, ku do të përballet me Gjilanin, nën dritën e reflektorëve.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, nga ora 20:00, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga kryeqyteti duke kërkuar mbështetje të madhe nga tifozët për këtë ndeshje të rëndësishme, ka njoftuar se biletat do të jenë falas.
Me këtë Prishtina synon të kthej në masë sa më të madhe tifozët në stadium, për ti dhënë përkrahje skuadrës./IndeksOnline/

