10:09 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prishtinë: I dehuri rrah gruan e vajzën, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Prishtinë, i cili derisa ishte i dehur ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili kishte sulmuar fizikisht vajzën dhe gruan e tij viktimat femra K-shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/