09:37 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Probleme serioze për Berishën, mund të mungojë kundër Marseilles

Më meritori për fitoren e Lazios në fundjavë kundër Parmas ishte mesfushori kosovar, Valon Berisha.

Klubi nga kryeqyteti italian arriti ta mposhtë Parmën me rezultat solid, 2-0, ku Berisha u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Reprezentuesi i Kosovës mori zemrat e tifozëve lazian me paraqitjen e tij, teksa edhe nxori një penallti, transmeton IndeksOnline.

Problemet me lëndimet kanë qenë të shpeshta për ish-anëtarin e Salzburgut, teksa ai mungoi disa muaj së fundmi.

Tani, Gazetta dello Sport shkruan se Valoni ka pësuar sërish lëndim dhe se ka munguar në seancën e fundit stërvitore.

Kështu, ende nuk është bërë e ditur nëse ylli i Kosovës do të mund të rikuperohet me kohë për ndeshjen ndaj Marseilles në Europa League, që zhvillohet të enjten./IndeksOnline/