16:49 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Probleme të brendshme në Chelsea, s’ka stadium të ri! (Foto)

Skuadra e Chelseat vazhdon të ketë probleme të mëdha edhe pas përfundimit të sezonit.

Blutë e Londrës kishin njoftuar publikun se marrëveshja për ndërtimin e stadiumit ishte arritur dhe shumë shpejtë priteshin punimet, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, disa probleme në klub kanë detyruar që stadiumi i ri “Stamford Bridge”, të rregullohet sezonin e ri.

“Chelsea njofton se projekti për stadiumin e ri është ende në pritje. Nuk do të ndodh asgjë, para planifikimit”, shkruhet në njoftimin e CFC-s.

Sipas medieve, arsyeja e kësaj është problemi i bosit, Roman Abramovich me vizën e Britanisë.

Përveç problemit me stadium, Chelsea ende nuk ka arritur marrëveshje largimi apo vazhdimi me trajnerin Antonio Conte./IndeksOnline/