12:45 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Probleme te City, Aguero do të mungojë deri në nëntor

Man City ka marr një goditje të madhe me lëndimin e Sergio Aguero, argjentinasi është në dyshim edhe për ndeshjen me Liverpoolin.

Sulmuesi argjentinas muaj më parë pësoi një lëndim të rëndë në gju, gjë që e bën atë të mos paraqitet as në nëntor ndaj Liverpoolit, shkruan IndeksOnline

Aguero gjithashtu do ta humbas ndeshjen e ditës së hënë në Premierligë ndaj Wolves.

Për lëndimin e tij foli edhe tekniku spanjoll, Guardiola ku tha se Aguero po përmirsohet.

“Ne e dinim që dëmtimi ishte i vështirë. Ai po punon. Unë mendoj se mbase për një muaj, dy muaj, ai do të jetë gati”, tha ai.