14:02 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Prodhohet modeli i ri Mercedes-Benz CLS

Njësitë e para të gjeneratës së tretë Mercedes-Benz CLS kanë filluar prodhimin e tyre në fabrikën Sindelfingen pranë Stuttgart-it.

Në mbikëqyrjen dhe festimin e prodhimit të CLS ishin menaxheri i fabrikës, Michael Bauer dhe shefi i Këshillit të Punës në Sindelfingen, Ergun Lumia, i cili paraqiti makinën e parë që u prodhua.

CLS 2019 ka të njejtën linjë të montimit sikurse E-Class Sedan dhe Estate, transmeton Indeksonline.

Objekti i Sindelfingen, e cila është shtëpia e më shumë se 25,000 punonjësve, është vendi ku prodhohen gjithashtu S-Class Sedan, Coupe dhe Cabriolet, poashtu edhe Mercedes Maybach dhe AMG GT.

I zbuluar në fund të vitit të kaluar, gjenerata e tretë CLS ka katër dyer, përmban një stil të lëmuar dhe përdor platformën dhe teknologjitë të më të fundit të E-Class.

Brenda, CLS i ri ka ekrane të gjera dhe merr hua shumë nga sistemet e asistencës së vozitjes nga S-Class, të tilla si “Active Steering”, “Brake”, “Speed Limit Assists”, “Active Distance Control”.
CLS i ri do të ketë dy motorë dizel dhe dy benzinë, me fuqi që variojnë në mes të 286 PS në 400d dhe 463 PS në AMG 53. /IndeksOnline/