08:48 / E Enjte, 11 Tetor 2018

Protestë për ta mbrojtur profesorin që e rrahu nxënësin

Pesë paralele të Gjimnazit ‘Aleksandër Xhuvani’ kanë filluar ditën e sotme duke protestuar në mbrojtje të profesorit Sabit Kopalla, i cili para dy ditësh u suspendua nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë.

Kopalla u suspendua pasi ishte përfshirë në një rrahje në mes të nxënësve, transmeton Indeksonline.

Nxënësit të cilët po mbështetën edhe nga profesorët po kërkojnë anulimin e suspendimit të profesorit Kopalla.

Siç shihet në këto foto, nxënësit janë para objektit të gjimnazit në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për Kopallën.

Rrahja në të cilën ishte përfshirë profesori në fjalë doli në pah pasi u xhirua nga një nxënës dhe Indeksonline siguroi këtë video e cila më pas bëri xhiro në internet.

Në këtë video shihej Kopalla duke e grushtuar nxënësin./Indeksonline/

Nxënës e profesor protestojnë kundër suspendimit të Sabit Kopallës, bojkotohet mësimi

Profesori nga Podujeva sqaron rrahjen brutale në oborrin e shkollës!