15:37 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria në Prizren ka ngritur 144 aktakuza për dhunën ndaj grave

Departamenti i Përgjithshëm në kuadër të Prokurorisë Themelore në Prizren, për periudhën janar – shtator 2018 ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje, Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave. 

 Prokuroria Themelore në Prizren, për periudhën janar – shtator 2018 ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 146 aktakuza. 

 Aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “Kanosje” nga neni 185, “Sulm” nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, dhe “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Shkelje e urdhrit mbrojtës” nga neni 25 i Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

 Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, në 144 raste viktimë është gjinia femërore, ndërsa, në 2 raste viktimë është gjinia mashkullore./Indeksonline/