14:38 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria Themelore e Ferizajt vetëm në shtator ngriti 12 aktakuza për dhunën në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit shtator 2018, ka njoftuar se ka pranuar njëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje , me gjithsej trembëdhjetë (13) persona.

Sipas njoftimit, gjashtë nga to janë femra dhe pesë meshkuj, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, gjatë muajit shtator, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur  dymbëdhjetë (12) aktakuza për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim  i lehtë trupor”, “Sulm”, “Kanosje”, Ngacmim” dhe “Lëndim i rëndë trupor”  të KPK-së. /Indeksonline/