18:48 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

PSD organizon tryezën e radhës, temë edhe zgjedhjet e mundshme

Vazhdimësinë e tryezave politike për të diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohet vendi do ta vazhdojë Partia Socialdemokrate e Kosovës e cila udhëhiqet nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti ka thënë për rtv21.tv se tryeza e radhës e partive politike do të organizohet nga PSD dhe do të mbahet ditën e hënë duke nisur nga ora 11:00. Hoti po ashtu ka thënë se me përjashtim të Listës Serbe janë të ftuara të gjitha partitë që të marrin pjesë.

“Tryeza mbahet te henen, ne ora 11:00. Jane te ftuara gjitha partite, me perjashtim te Listes Srpska”, ka thënë Hoti për rtv21.tv.

I pyetur se cila do të jetë tema për të cilën do të bisedojnë përfaqësuesit e partive politike në tryezë, Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë do të jetë tema e takimit.

Ai po ashtu ka konfirmuar se nuk do të diskutohet për mundësinë e zgjedhjeve të reja në tryezë.

Ndryshe deri tani partitë politike, LDK, PDK dhe VV kanë organizuar tryeza me partitë politike të vendit ku janë diskutuar tema të ndryshme përfshirë këtu edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja në vend.