15:16 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

PSG-ja do mbetet pa yje, Verratti/Neymar në La Liga?

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve do të jetë shkaktari kryesor i largimit të disa yjeve nga Paris Saint Germain.

Përkundër shpenzimeve marramendëse, PSG-ja ka dështuar edhe njëherë tjetër të tregojë më të mirën në Ligën e Kampionëve.

Për këtë arsye shumë yje do të largohen nga Franca. Një prej tyre mund të jetë Marco Verratti, mesfushori thuhet se është lidhur ngushtë me një transferim në Barcelonë.

Madje edhe agjenti i futbollistit, Raiola është takuar me disa drejtues katalunas për të biseduar rreth transferimit të mundshëm në “Camp Nou”.

Përveç Verrattit, i cili kërkon tituj të rëndësishëm dhe me vlerë, mund të largohet edhe Neymar – edhe ky i fundit mund të transferohet në La Liga te skuadra e Real Madridit.

Spekulime ka edhe rreth të ardhmes së Edinson Cavanit, i cili preferohet nga gjiganti i Premierligës, Chelsea./IndeksOnline/