15:29 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Publikimi i listave të veteranëve mashtrues, Lumezi kërkon hetime

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve.

Ata do të hetohen nëse kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së. /Indeksonline/