23:56 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / Gj. Sh

Publikohet fotografia e Arbnor Mujës pas marrëveshjes për transferimin te Antwerp

Futbollisti i Dritës, Arbnor Muja, pritet të transferohet te skuadra belge Royal Antwerp.

Gazeta Olle ka raportuar se pas ndeshjes së sotme ku skuadra nga Gjilani humbi me rezultat 2-0, pikërisht nga Antwerp, kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mujës te klubi belg, transmeton Indeksonline.

Gazeta Olle po ashtu më vonë ka publikuar edhe një fotografi e cila është bërë pas arritjes së marrëveshjes.

Në fotografi shihet futbollisti Arbnor Muja me presidentin e Dritës, Valon Murselin dhe drejtorin sportiv të Antwerpit, Marc Ovenmars./Indeksonline/