11:37 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

PZAP hedh poshtë ankesën e AAK-së kundër LDK-së në Istog (Dokument)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e subjektit politik AAK me seli në Prishtinë dega në Istog kundër LDK për shkak të mungesës së votave, për rivotim të zgjedhjeve në komunën e Istogut.

“PZAP-i ka pranuar ankesën nga subjekti politik, Aleancs për Ardhmërinë e Kosovës me seli në Prishtinë dega në Istog, në të cilën pretendon se pas shpalljes së rezultatit preliminar nga ana e KQZ-së në ditën e votimit” thuhet në arsyetimin e PZAP-it, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, këtë ankesë të AAK-së, PZAP e ka vlerësuar si të pa lejuar.

“Paneli nuk është lëshuar fare në vlerësimin e pretendimeve ankimore, lidhur me shkeljet e pretenduara në ankesë përkitazi me parreguullësitë në Qendrat e Votimit QVnr. 0622C/01, për faktin se shkeljët që ndërlidhen me rezultatin e votimit, duhet të parashtrohen me rastin e shpalljes së rezultati përfundimtyar nga KQZ-ja, e jo në këtë fazë të procedurës” thuhet me tutje në këtë vendim.

Për më shumë shih vendimin e plotë të PZAP-it: