10:57 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Qe pse Messi është larg, shumë larg më i miri në botë

Cristiano Ronaldo ka arritur t’i afrohet Messit në vitet e fundit me suksese. Por, po të shikosh suksesin e përgjithshëm në çdo garë e kupton se Messi është larg më i mirë se të tjerët.

Çmimi që mori dje në La Liga si golashënuesi më i mirë ia ka kompletuar Leos një gamë rekordes e suksesesh në çdo nivel.

Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës, është edhe asistuesi më i mirë në histori të La Ligës. Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës, është edhe asistuesi më i mirë në histori të kësaj skuadre.

Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Argjentinës, ashtu siç është edhe asistuesi më i mirë me këtë përfaqësuese.

Messi ka shënuar më së shumti gola në një sezon me ndonjë skuadër, ka shënuar gola më së shumti brenda një viti. Messi është golashënuesi më i mirë në finale, është topgolashënuesi në El Clasico, ashtu siç është edhe top asistuesi më i mirë.

Sigurisht se e dini që Messi është personi me më së shumti Topa të Artë, ashtu siç ka fituar më së shumti edhe “Këpuca të Arta”./Indeksonline/