16:28 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Qendra e Pejës, ky vend i stërmbushur nga mbeturinat!

Qyteti i Pejës njihet si një prej komunave më të mëdha në Kosovë.

Por pavarësisht kësaj dhe numrit të madh të qytetarëve në këtë qendër, në numër të madh janë edhe mbeturinat të cilat po hidhen vend e pa vend.

Qytetarë të cilët kanë dërguar edhe pamje të qendrës së Pejës, kanë shprehur pakënaqësinë për mos-mirëmbajtje të kësaj pjese sa i përket mbeturinave.

Mjafton të shohësh një fotografi dhe kupton se gjendja është shumë ë keqe dhe jashtë kontejnerëve ka edhe shtretër dhe shumë mbeturina të tjera./Indeksonline/

Temat: