08:43 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Qeni ndërpret lojën, u kërkon futbollistëve ta përkëdhelin

Në ndeshjet futbollistike, lojtarëve u duhet hapësirë dhe qetësi në mënyrë që të arrijnë rezultatin e dëshiruar.

Por, një qeni të racës Labrador që shkoi të shikonte ndeshje futbollistike, nuk i interesoi asgjë, transmeton Indeksonline.

Në mes të lojës, pikërisht në pjesën e dytë, ai fillon të vrapoj dhe hyn drejt në fushë, duke shkuar te këmbët e secilit lojtar.

Gjithçka që qeni donte, ishte ta ledhatonin atë dhe t’i kushtonin vëmendje. Referët dhe të tjerët që ndodheshin poshtë në fushë, u munduan ta largojnë qenin duke e ndjekur rreth e qark. /Indeksonline/

Temat: