09:42 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qesharake, majmuni ia merr turistit shkopin e aparatit dhe bën hajgare me të

Një ngjarje e pazakontë dhe interesante ka ndodhur në një kopsht zoologjik të Kinës verilindore.

Siç shihet në video, një turist ishte duke filmuar majmunët, kur i ndodhi diçka që se priste, transmeton Indeksonline.

Për një moment, njëri nga majmunët ia merr shkopin e aparatit fotografik dhe nuk ia kthen më.

Duhej të intervenonte një majmun tjetër që t’ia marr nga dora dhe t’ia kthej atë pronarit.

Kjo ngjarje që ndodhi më 10 nëntor, mori vëmendjen e shumë turistëve dhe mediave. /Indeksonline/

Temat: