23:58 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Qesharake: Sonte ndodhi simulimi i vitit në Gjermani (Video)

Sonte ka ndodhur simulimi i vitit në Gjermani. Trajneri i Bayern Leverkusen, Heiko Herrlich ka befasuar të gjithë tifozët me një veprim qesharak që për pak sa nuk dhuroi ndonjë incident për shkak të frustrimit të lojtarëve, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Zakaria ia dha një shtyrje të lehtë trajneri gjerman, i cili ekzagjeroi shumë dhe u rrëzua për tokë.

Kishte reagime të shumta, madje një gotë me birrë u hodh në drejtim të trajnerit Heiko nga tifozët e Monchengladbach.

Skuadra e Leverkusenit e siguroi kualifikimin për në Kupën “Pokal”, ndërsa gjesti i trajnerit e meriton një çmim, për simulimin e vitit 2017./IndeksOnline/