18:04 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qeveria ndanë 120 mijë euro për 800 familje sociale të këtij komuniteti

Qeveria e Kosovës ka ndarë 120 mijë euro për 800 familje të rrezikuara dhe në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit Egjiptian.

Vendimi për ndarjen e mjetëve është marrë në mbledhjen e Qeverisë, shkruan Indeksonline.

“Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme janë ndarë mjete financiare në vlerë 120 mijë euro për 800 familjet e rrezikuara dhe në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit egjiptian” thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik tëQeverisë./Indeksonline/