08:46 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Qytetarë të vedijësuar, mbajnë distancën edhe në kohë me borë!

Qytetarët e komunës së Prishtinës duket se janë duke i respektuar udhëzimet e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Në një fotografi shihet se 10 persona janë duke mbajtur distancën para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

E për të mos u grumbulluar në hyrje apo në korridor të QKMF-së, ata po qëndrojnë përpara objektit.

Ndonëse moti është i ftoftë dhe me reshje bore, qytetarët janë duke mbajtur distancën sociale me të tjerët./IndeksOnline/