17:44 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rabiot zbulon dallimin më të madh mes Juventusit dhe PSG

Në fund të ndeshjes miqësore kundër Tottenhamit, Adrien Rabiot foli edhe për lëvizjen e tij nga PSG në Juventus, shkruan Corriere Dello Sport, transmeton Indeksonline.

“Është e hershme për të bërë krahasime midis futbollit italian dhe francez, mund të them se këtu, është shumë më e vështirë se në Francë, por mënyra sesi punojmë këtu është shumë e ndryshme. kurrë nuk tha se PSG nuk është një klub historik.

Megjithatë, Juventusi ka një traditë fantastike, kjo është vetëm e vërteta, nuk ka polemika. PSG mbetet PSG, por është pjesë e së kaluarës sime. Tani unë jam një lojtar i Juventusit dhe unë duhet të mendoj për të ardhmen time këtu , “përfundoi mesfushori i Juventusit.

Francezi kompletoi transferimin e tij në Torino këtë verë si lojtar i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me klubin francez./Indeksonline/