10:15 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rama: FSK do të jetë storie suksesi për Kosovën

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se transformimi i kësaj force është në përputhje me kushtetutën.

Në konferencën e sotme “FSK dhe Partnerët’’ ka theksuar se po punohet për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës, raporton Indeksonline.

“Bashkëpunimi bilateral është jetik për FSK. Ne jemi në procesin e tranzicionit dhe ju siguroj që nuk është ad-hoc. Çdo gjë është në harmoni me kushtetutën. Ju sigurojmë që FSK është një organizatë profesionale. Jemi duke punuar për një të ardhme me të mirë për qytetarët tanë. FSK sot qëndron e gatshme për të marrë pjesë në misione për paqe. Ne do të jemi një storie suksesi për Kosovën. Ne kemi filluar me ju dhe do të vazhdojmë me ju”, ka thënë ai. /Indeksonline/

 

Temat: