18:29 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ramadani: Kosova e di që marrëdhëniet ruso-serbe janë në dëm të serbëve

Zëvendësministri i FSK, Burim Ramadani, në një emision televiziv, tha sot se “shteti i Kosovës e di natyrën e marrëdhënieve ruso-serbe.

“Ato zakonisht janë në dëm të serbëve dhe Rusia mbush arkën e vet duke i shitur Serbisë armatim të vjetër”, ka thene ai.

Ai më tej përmendi blerjen e aeroplanëve të vjetër MIG-29, të cilëve, siç tha Ramadani, iu del afati i përdorimit në vitin 2019!