16:20 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ramadani shpall listën për ndeshjet me Poloninë e Gjermaninë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Kosova është në grupin e parë së bashku me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. Më 24 tetor Kosova luan me Poloninë në Ostrowiec, kurse më 28 tetor e pret kombëtaren e Gjermanisë, që është prej më të mirave në botë.

Në listën e selektorit Ramadani janë 18 lojtarë, 12 prej tyre të klubeve të Superligës së Kosovës. Besa Famgas përfaqësohet nga pesë lojtarë, Prishtina nga tre, Kastrioti i ka dy lojtarë, ndërsa Drita e Vëllaznimi nga një, transmeton IndeksOnline.

Lojtarë të klubeve të huaja në kombëtare ka nga Gjermania, Suedia e Zvicra. Ata do të bashkohen me kombëtare në Turqi më 20 e 21 tetor. Në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese, kombëtarja jonë luan dy ndeshje kontrolluese ndaj Turqisë, më 21 e 22 tetor.

Grumbullimi i kombëtares, përkatësisht i lojtarëve të Superligës  do të bëhet më 17 tetor, ndërsa përzgjedhësi Ramadani do të ndihmohet nga trajnerët Fadil Kqiku e Erhan Shahini, trajneri i portierëve Veton Hajrizi, ai i përgatitjes fizike, Enver Tahiraj dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Taip Ramadani: