22:41 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ramiz Lladrovci bërtet “Drita Kampion” nga inati se Ballkani po e mposhte Feronikelin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e Feronikelit në takimin e sotëm ndaj Ballkanit.

Skuadra e tij ka humbur ndaj Ballkanit me rezultatin minimal 0:1, ndërsa nga inati i humbjes ai si zakonisht është shfryer nga tribunat e stadiumit.

Ai me zë të lartë ka brohurit “Drita Kampion”, gjë që ngjalli shumë të qeshura në stadium.