14:30 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ramos ”ngacmon” Ronaldon për çmimin, The Best

Sergio Ramos thotë se bashkëlojtari i tij, Luka Modric meriton ta fitojë çmimin ”The Best” të FIFA-s para yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

”Ndoshta lojtarët tjerë kanë më shumë marketing ose famë më të madhe, por Modric e meriton çmimin”, tha Ramos.

Modric është njëri nga tre kandidatët, me Mohamed Salah gjithashtu si opsion ta fitojë çmimin në ceremoninë që do të mbahet në Londër më 24 shtator, transmeton Indeksonline.

”Ne do ta shohim se kush do ta fitojë. Ai është një mik i mrekullueshëm dhe këtu janë disa lojtarë, për të cilët ndihem krenar që i kam në skuadër”, shtoi Ramos për Modric.

”Modric është një yll i madh. Ai është njëri prej disa njerëzve që nëse fitojnë çmime, do të gëzohesha sikur t’i fitoja vetë”./IndeksOnline/

Image result for modric