17:42 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ramos tregon arsyen se pse ia kaloi penalltinë e dytë Benzemas në fitoren, 4-1 ndaj Gironas

Largimi i Cristiano Ronaldos ka bërë që Sergio Ramos të bëhet ekzekutuesi i parë i penalltive te Real Madridi për sezonin, 2018/19.

Pasi shënoi nga pika e bardhë në mbrëmjen e djeshme, penalltinë e dytë, Ramos vendosi t’ja kalojë Karim Benzemas.

Benzema është i dyti në këtë aspekt pas largimit të Ronaldos dhe Ramos ka shpjeguar se ai ia dha penalltinë e dytë Benzemas shkaku i miqësisë.

”Unë jam ekzekutuesi i parë i penalltive dhe Benzema është i dyti”, tha Ramos pas fitores, 4-1 ndaj Gironas, transmeton IndeksOnline.

Image result for ramos

”Ju nuk duhet të jeni vetjak, ju duhet të tregoni bashkëkuptim”.

Mbrojtësi gjithashtu ka folur edhe për mënyrën e ekzekutimit të penalltisë së tij.

”Ishte totalisht e improvizuar”.

”Është një teknikë, që e kam përdorur për disa kohë dhe zakonisht portierët e dinë atë, por ishte një mundësi e mirë ta bëja këtë”.

Benzema gjithashtu e konvertoi në gol penalltinë, teksa një gol i takoi edhe Bales në Monilivi./IndeksOnline/

Image result for bale