15:35 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ramsey do ta qartësojë të ardhmen në ditët e ardhshme

Reprezentuesi uellsian, Aaron Ramsey është emri më i fundit që është duke u lidhur me Milanin.

27-vjeçari do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe ka rrezik që mund të largohet me parametra zero në verën e ardhshme.

Nga muaji dhjetor, Ramsey mund t’i fillojë bisedimet me klubet tjera pasi që kjo është e lejuar me rregulloren e FIFA-s.

Andaj, ”Rossonerët” janë të vetëdijshëm se ka konkurrencë të fortë për transferimin e tij.

Ndërkaq, Ramsey pritet ta qartësojë të ardhmen e tij në ditët e ardhshme./IndeksOnline/