75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 23 Prill 2026 / Gj Sh

Ranieri vendos të largohet nga Roma për shkak të problemeve me Gasperinin

Claudio Ranieri ka vendosur të largohet nga skuadra e Romës, ku ka ushtruar detyrën e Këshilltarit të Lartë.

Këtë vendim e ka marr pas probleme që mes tij dhe trajnerit Gian Piero Gasperini, shkruan IndeksOnline.

Javët e fundit, mediat italiane kanë raportuar se ka pasur përplasje mes tyre për shkak të ideve për ndërtimin e skuadrës dhe strategjinë afatgjatë.

Gasperini kishte deklaruar se nuk janë përmbushur të gjithë kërkesat e tij për transferime.

Në anën tjetër, Ranieri i është përgjigjur se çdo transferim ishte aprovuar nga vetë trajneri, duke i hedhur poshtë ankesat e Gasperinit dhe duke mbrojtur politikat e klubit dhe investimet në lojtarë të rinj./IndeksOnline/