11:10 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Raportuesja për viza thotë se po ndjek votimin për demarkacionin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka thënë së po ndjek debatin në Kuvend ku pritet të votohet demarkacioni.

Fajon është shprehur se qytetarët e miqtë ndërkombëtar kanë treguar përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave, shkruan Indeksonline.

“Po i ndjek me interesim të madh debatin dhe votimin për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Gjithë të mirat për miqtë, partnerët e qytetarët që treguan përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave. Mirënjohëse edhe për Malin e Zi”, ka shkruar Fajon, pak para fillimit të seancës për demarkacionin.