20:39 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rashica flet për golin e parë me fanellën e Kosovës

Milot Rashica shënoi një gol shumë të bukur në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Ky ishte goli i parë me fanellën e Kosovës që nga debutimi i tij në vitin 2016, shkruan indeksonline.

“Goli im i parë me kombëtaren por do të isha më i lumtur të ishim kthyer me tri pikë”, ka thënë Milot Rashica.

“Pjesën e parë ishte më mirë. Pas pësimit të golit ishte më vështirë. Fusha e ka bërë të veten. Shumica nuk kanë luajtur kurrë në këso fushe”, shtoi anëtari i Werder Bremen.

I pyetur për pozicionin e preferuar ai ka thënë se dëshiron të luaj në krahun e majtë por trajneri është ai që vendos.

“Po më shumë e preferoj krahun e majtë pasi mund të bëjë më shumë goditje më të djathtën, por do ta respektoj çdo vendim të trajnerit.”, tha Rashica. /IndeksOnline/