18:09 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Raundi i dytë në Milano, Cardi B kundër Nicki Minaj  

Cardi B gjatë ditës së sotme ka ateruar në Milano ku do të marrë pjesë në javën e modës, transmeton Indeksonline.

Për rastësi në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe “armikja” e saj Nicki Minaj që ka arritur tre ditë më herët në qytetin e modës, raporton TMZ.

Gjatë këtij muaji Cardi B dhe Nicki Minaj patën një përleshje në javën e modës në New York, pasi që siç raportohet Nicki e kishte ofenduar vajzën e Cardit.

Ende nuk dihet se nëse dy reperet e kanë ditur për pranin e njëra tjetrës në ngjarjen e Milanos.  Pjesëmarrja e dyjave mund të shkaktoj një përleshje tjetër./Indeksonline/