18:37 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Shpend Ahmetit pas miratimit të Ligjit për Prishtinën

Kryetari  i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas miratimit të Ligjit për kryeqytetin.

Ahmeti përmes llogarisë së tij personale në ‘Facebook’ ka thënë se ky Ligj  e bën Prishtinën si kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë:

Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë. Falenderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë!/Indeksonline/