16:51 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Real Madridi nuk është duke e ndjerë mungesën e CR7

Isco mendon se ende nuk është duke i munguar Cristiano Ronaldo.

Skuadra e Julen Lopeteguit u mposhtë nga Atletico Madridi në UEFA Super Kupë, megjithatë, Reali e filloi sezonin e ri në La Liga, duke shënuar 10 gola dhe duke regjistruar tri fitore në tri ndeshje.

Shtatë nga dhjetë golat e shënuar janë të Karim Benzemas dhe Gareth Bales, dy lojtarët të cilët janë duke e zëvendësuar CR7 në Bernabeu, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, Ronaldo ende nuk ka shënuar për Juventusin në Serie A në tri ndeshjet e para pas transferimit që i kushtoi ”Zonjës së Vjetër” 112 milionë euro.

Isco pohon se Real Madridi është duke ia dalur mbanë pa pesë herë fituesin e ”Topit të Artë”, por ndjen se eventualisht çdo skuadër ta ndjente mungesën e tij.

”Cris është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai u garanton juve 40 deri në 50 gola. Por, nëse ne fitojmë, ata do të thonë se ne nuk jemi duke e ndjerë mungesën e tij, por nëse nuk fitojmë, atëherë e kundërta”.

”Jemi duke luajtur mjaft mirë tani, lojtarët që s’shënuan mjaft gola sezonet e kaluara, sot janë duke e bërë këtë. Nuk jemi duke e ndjerë mungesën e Cristianos. I uroj atij gjithë të mirat te Juve”, tha Isco në një konferencë për shtyp./IndeksOnline/

Image result for ronaldo isco