08:13 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Real Madridi thyen rekordin e pasimeve kundër Leganes

Ndryshimi i stilit të lojës së Real Madridit është duke u vërejtur qartë, teksa tani skuadra e Julen Lopeteguit e ka thyer rekordin e pasimeve.

”Los Blancos” kompletuan 798 pasime ndaj Leganes, një numër i pasimeve, të cilat kurrë Reali nuk i ka bërë.

Vetëm njëherë në finalen e Kupës së Botës për klube ndaj Kashimas, Real Madridi tentoi më shumë pasime se sa në ndeshjen ndaj Leganes, transmeton IndeksOnline.

Në finalen ndaj skuadrës japoneze u tentuan 882 pasime, krahasuar me 869, në ndeshjen e djeshme ndaj Leganes, me një përqindje saktësire prej 91.82.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në La Liga, Real Madridi prinë në statistikat e pasimeve me 1505, para Barcelonës, e cila ka 1470 pasime.

Skuadra e Lopeteguit gjithashtu ka një përqindje saktësie të pasimeve nga këto tri ndeshje prej 90.76%./IndeksOnline/