22:36 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Real Madridi “zapton” Spanjën, nuk ndodhte që prej vitit 2002

Spanja luajti ditën e djeshme miqësoren ndaj Gjermanisë që përfundoi në barazimin 1-1. Në këtë takim ndodhi diçka që nuk ndodhte prej 16 vitesh!

Për herë të parë që prej tetorit të vitit 2002, në Kombëtaren e Spanjës u aktivizuan 6 lojtarë të Realit të Madridit. Disa nga formacioni dhe disa nga stoli, por kjo gjë nuk ndodhte prej vitesh.

Dani Kravahal, Sergio Ramos dhe Isco e nisën nga formacioni, ndërsa Nacho, Asensio e Vasquez u futën nga stoli. Gjithashtu nga formacioni luajti edhe Rodrigo, një lojtar që ka luajtur me Real Madrid B në sezonin 2009-2010.

Herën e fundit kjo gjë ndodhte ishte ndaj Irlandës së Veriut në vitin 2002. Ishte ndeshja e dytë e kualifikuesve të Evropianit “Euro 2004”, kur trajneri Injaki Sanz aktivizoi 7 madrilenë brenda një takimi të përfaqësueses spanjolle.

Casillas, Salgado, Helguera, Raul Bravo, Guti dhe kapiteni Raul Gonzales e nisën që nga fillimi takimin, ndërsa Fernando Morientes u aktivizua në minutën e 63-të në vend të Raulit.

Kjo ishte hera e fundit që 6 ose më shumë lojtarë të Realit aktivizoheshin në një takim të Spanjës. Kujtojmë që vitet e fundit kjo përfaqësuese është dominuar nga lojtarë të Barcelonës, të cilin kishin një brez të artë, sidomos me lojtarë të dalë nga akademia e klubit blaugran.