14:05 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Reklama e çuditshme e Audi për sistemin ‘quattro’

Candide Thovex, është një atlet francez i cili është i specializuar në “freeriding” – e cila, me sa duket është term i përdorur për skijim në sipërfaqe të pazakonta.

Thovex na tregon për përfitimet e makinave që tërheqin me katër rrota.

Thovex është sponsorizuar nga Audi, e cila ka financuar prodhimin e videos në vijim. Ajo tregon lojërat e shumta të X Games në të gjitha llojet e terrenit: rërë, baltë, dysheme, hir vullkanikm,ujë etj.

Por, cfarë ka ndonjë nga këto që kanë të bëjnë me makinat? Epo, ideja është se nëse një skiator mund të bëjë punën e tij në sipërfaqe të ndryshme nga dëbora, shoferët mund të përfitojnë nga quattro i Audi-së, ka apo nuk ka borë në rrugë. Të gjitha kushtet, thotë Audi , janë kushte perfekte kur ju jeni duke ngasur një makinë që ka sistemin e saj të rrotave ‘quattro’. /IndeksOnline/