12:54 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rekordi i Barcelonës në La Liga, por s’është fort rekord i mirë!

Barcelona është aktualisht skuadra me më së shumti lojtarë të huaj në La Liga. Plot 15 lojtarë të huaj janë pjesë e skuadrës katalonase, ndërsa vetëm shtatë janë spanjollë.

Ky është numri më i madh i të huajve që ka Barcelona në histori të kësaj skuadra.

Valencia është skuadra e dytë me rekordin e të huajve me gjithsejtë 14 lojtarë jospanjollë. Atletico Madrid, Sevilla, Celta e Real Madrid vijnë në listën pas Barcelonës si lidere.

Skuadra që ka më së paku të huaj është Athletic Bilbao me 23 lojtarë vendorë dhe vetëm një të huaj./Indeksonline/