15:16 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rekordi mbetët në Bayern (Foto)

Pep Guardiola dhe skuadra e tij Manchester City dështuan të fitonin në xhiron e 21-të në Premierligë.

Menaxheri spanjoll tashmë e ka futur në histori klubin anglez, i cili po krahasohet me gjigantët europian si Barcelona dhe Bayern Munchen, shkruan IndeksOnline.

Me këtë barazim, Pep Guardiola dështoi ta barazonte rekordin e Bayernit me 19 fitore radhazi, rekord ky që është arritur nën urdhrat e vet spanjollit.

City mbetët me 18 fitore radhazi në pozitën e dytë, kurse në të tretin Barcelona me 16 sosh, edhe ky rekord i arritur nën urdhrat e Pepit.

Të kaltërtit nga Manchesteri vazhdojnë kryesimin në tabelën e Premierligës, me 59 pikë, 14 më shumë se Chelsea në pozitën e dytë./IndeksOnline/