13:47 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Reshjet e mëdha të shiut, bllokohet rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Në disa vende  të ndryshme të Republikës së Kosovës shiu i madh që ka rënë ka shkaktuar dëme të mëdha.

Si pasojë e këtyre reshjeve,  në rrugën Pejë- Kullë- Rozhajë ka  bërë që të rrëshqasë dheu.

Indeksonline mëson se rruga në fjalë është e bllokuar. Por nuk dihet ende se a kanë dalë njësitet përkatëse në vendin e ngjarjes.

Të gjithë  qytetarët të cilët udhëtojnë për në këtë rrugë duhet të kenë kujdes të shtuar./Indeksonline/