75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reshjet të dendura të borës, në Shqipëri bëhet thirrje për qarkullimin me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se akset janë të kalueshëm, por duhen përdorur zinxhirë.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që vazhdojnë ne Qarkun e Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, ndërsa udhëtojnë në akset Korçë-Voskopoje, Korçë-Dardhe dhe Korçë-Kapshtice, thuhet në një njoftim të ARRSH.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës te hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmërinë e mjeteve por ato duhet të qarkullojnë me zinxhire.

ARRSH dhe Policia Rrugore janë në terren, ndërsa konsiderohet shumë e rëndësishme që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistiken dhe udhëzimet e punonjësve të policisë ashtu sikurse gjatë orëve të natës të kenë kujdes të shtuar.