17:55 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi ka një kërkesë për Edi Ramën, të gjejë vetë se kush është ‘gomari’ !

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës me disa fjalë.

Ai ka kërkuar nga Rama, të gjejë vetë se kush është ‘gomar’, derisa të njëjtën kohë ia ka bërë me dije se ai që shet apo falë territore quhet ‘tradhëtar’, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Edi,
ti gjeje vetë kush është gomar, kurse ne po të tregojmë që ai që jep (shet apo falë) teritore të atdheut quhet tradhëtar.
Po e gjete ndonjë fjalë tjetër, na e thuaj në vitin tjetër!