21:30 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi përkujton komandantin e Njësitit ‘Hekuri’, ja çfarë thotë për të! (Foto)

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka përkujtuar dëshmorin, bashkëluftëtar të tij, Skender Rexhepi.

Selimi ka shkruar se Rexhepi,  ishte luftëtar dhe komandant i shquar i njësitit Hekuri, luftëtar dhe epror i shquar në Brigadën 124 në Zonën Operative të Pashtrikut, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

21 Janar 2018

Sot ne 19 vjetorin e renies se Deshmorit – bashkeluftetarit tim Skender Rexhepit, kujtoj me shume respekt luften dhe emrin e tij.
Skenderi ishte luftetar dhe komandant i shquar i njesitit HEKURI, ishte luftetar dhe epror i shquar ne Brigaden 124 ne Zonen Operative te Pashtikut si dhe ishte dhe do te mbetet emer i madh i Luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves.
Sot bashke me Skenderin kujtojme edhe deshmorin Fitim Duraku dhe luftetaret tjere te plagosur me 21 Janar 1999 qe rane ne prite te armikut.
Lavdi deshmoreve te UCK-se!