23:21 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rezultatet dhe tabelat e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sot janë zhvilluar tetë ndeshje, dy nga ora 18:55 dhe gjashtë të tjera në ora 21:00.

Në grupin A Dortmundi ka mposhtur Monacon me rezultat 3-0 ndërsa Atletico Madrid ka triumfuar ndaj Club Brudge me rezultat 3-1.

Dortmund dhe Monaco ndajnë dy pozitat e para me nga gjashtë pikë ndërsa Club Brudge dhe Monaco nuk kanë asnjë pikë.


Në grupin B Inter ka fituar si mysafir i PSV-së me rezultat 1-2 ndërsa Barcelona triumfoi në Wembley me rezultat 2-4.

Barca dhe Inter janë në pozitat e para me nga gjashtë pikë ndërsa PSV dhe Tottenham nuk kanë asnjë pikë.

Dy skuadrat e para do të takohen në xhiron e ardhshme, ku spanjollët kërkojnë një “hakmarrjen” për humbjen që italianët ua shkaktuan në gjysmëfinale të vitit 2010.


Në grupin C, PSG e ka mposhtur Zvezdën e Beogradit me rezultat 6-1 ndërsa Napoli ka triumfuar ndaj Liverpoolit me rezultat minimal 1-0.

Napoli është në vendin e parë me katër pikë, një më shumë se Liverpooli dhe PSG ndërsa Zvezda është e fundit me vetëm një pikë.


Në grupin D, Schalke ka fituar në Rusi kundër Lokomotivës së Moskës me rezultat -10 ndërsa Porto ka mposhtur Galatasarayn me rezultat minimal.

Porto dhe Schalke ndjanë pozitat e para me nga katër pikë ndërsa Galatsaray është në venin e tretë me tri pikë. Lokomotiva nuk ka asnjë pikë të grumbulluar.