16:29 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rihanna dhe The Weeknd pritet të lansojnë projekte me reperin e ndjerë XXXTentacion

Pas lansimit të projektit ‘Arms Around You’ në bashkëpunim me Lil Pump, Swae Lee dhe Maluma, reperi i njohur XXXTentacion, fansat e reperit i cili ndërrojë jetë më herët gjatë këtij do të mund ta shohin idollin e tyre në dy bashkëpunime gjigante.

Duke u bazuar në disa deklarata të producentëve të reperit, X mund të publikoj bashkëpunimet me Rihanna dhe The Weeknd, shkruan Indeksonline.

‘Ne do të sjellim edhe nëntë këngë të tjera të cilat do të publikohen së shpejti’, Mall deklaroj se njëra nga këngët e punuar do ti dërgohet Rihannës. ‘Është edhe një tjetër e cila me shumë gjasë do të jetë në bashkëpunim me The Weeknd. Kjo është e çmendur. Ai ishte aq i talentuar. Është e dhimbshme sepse ai kishte parashikuar vdekjen e tij në moshën 17 vjeçare. Ai e kishte parandjerë vdekjen e tij’, shpreh producenti i reperit, Mally Mall.

Që nga vdekja e reperit amerikan XXXTentacion në qershor të këtij viti, janë lansuar dy këngë, ‘Arms Around You’ dhe ‘Falling Down’ në bashkëpunim me Lil Peep./Indeksonline/