14:11 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rihanna e ‘zjarrtë’ në të kuqe, kështu feston ditëlindjen e gjyshit

Nëntë herë fituesja e çmimit Grammy, Rihanna ka festuar të gjatë vikendit ditëlindjen e gjyshit të saj në Barbados.

Gjyshi i divës së muzikës RnB, Lionel Braithwaite ka festuar ditëlindjen e 90-t ë, dhe 30 vjeçarja ishte aty për ta ndezur atmosferën, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja kishte zgjedhur një fustan elegantë me ngjyrë të kuqe të ndezur derisa feston përkrah prindërve të saj dhe familjarëve.

Në vitin 2012 themelojë organizatën bamirëse për edukimin e fëmijëve të cilën e emëroj në emër të të gjyshërve të saj ‘Clara Lionel Foundation’.

Ndryshe, këngëtarja e hiti ‘ Wild Thoughts’, ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor, ajo kohëve të fundit është angazhuar në lansimin e produkteve të reja të bukurisë./Indeksonline/

Temat: